Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu, njihet për pasionin që ruan për udhëtimet. Blendi është një ndër personazhet shqiptarë i cili ka vizituar pothuajse çdo vend të botës. E natyrisht që çdo qytet lë impaktin e tij tek gazetari, duke nisur që nga kulturat e deri tek pamjet përrallore që ofrojnë.
Por duket se momentin më të veçantë të udhëtimeve, Blendi e ka përjetuar së fundmi. Momentalisht ai ndodhet në Londër dhe teksa ishte duke ecur rrugëve të qytetit, është përballur me një situatë të pazakontë dhe shumë frymëzuese.
Një burrë në moshë të mesme, i shtrirë në tokë, i mbuluar me një xhup dhe në duar mban një libër. Edhe pse në kushte mjaf të vështira mbijetese, ai duket teksa lexon librin.
“Kjo foto e bërë dje në Londër ka qenë një reflektim për mua dhe besoj për shumë të tjerë me të cilët e kam ndarë. Ky burrë që jeton në ato kushte duket sikur e sfidon fatkeqësinë e tij duke lexuar. Një inspirim për të gjithë”, ka shkruar gazetari krahas postimit.
E padyshim një rast i tillë është inspirim për të gjithë. Një individ, i cili vështirësitë për mbijetëse, ka zgjedhur t’i sfidojë me dije!
/News31.al/