Atëherë kur Will. I. Am. & shokë regjistruan dhe i shtuan zërave ca ritme fantastike dhe e gjetën veten në vendet e para të klasifikimeve për muaj me radhë. Shitjet e albumit The E.N.D. tani kanë shkuar në 7 milion në të gjithë botën. ROCK THAT BODY është singëlli i katërt nga albumi në fjalë dhe nuk ka asnjë arsye që të mos jetë po aq Ii suksesshëm si paraardhësit. Me producent të madhin David Guetta kënga ka ritme fantastike që të mbushin plot energji dhe sigurisht që zërat janë plot efekte. Ndoshta nuk do t’ju pëlqejë që në dëgjimin e parë, por të premten mbrëma kur të jeni në një pistë kërcimi, padyshim që do të elektrizoheni kur DJ të vendosë këngën ROCK THAT BODY.
Advertisement