Biznesi nuk shkon mirë për Kylie Jenner

Kompania e kozmetikeve e zotëruar nga Kylie Jenner, Kylie Cosmetics, është vlerësuar me notën “F” nga Better Business Bureau (Zyra e Bizneseve më të mira).
Megjithatë një vlerësim i tillë nuk po i ndalon fansat e saj që të porosisin cdo gjë që ajo hedh në treg.
Organizata e vlerësimit të biznesit i ka dhënë linjës së Kylie-t notën më të ulët të mundshme pasi vetëm në vitin e kaluar ka marrë mbi 133 ankesa nga konsumatorët për produktet e saj.
Gjithashtu si arsye për këtë notë jo kaluese jepet koha e shkurtër e operimit në treg të kompanisë, pesë ankesa që nuk kanë marrë përgjigje si dhe faktin që nuk kanë zgjidhur problemet me përbërjen e produkteve.
Problemet më të mëdha janë ato të dorëzimit dhe shpërndarjes së porosive, ku shumë konsumatorë janë ankuar se kutitë u kanë ardhur bosh, ose mungonin pjesë të produktit.
Po ashtu ka patur ankesa për probleme të tjera si për shembull konsumatorët kanë marrë në dorëzim ngjyrën e gabuar të buzëkuqit nga ajo që kishin porositur, dorëzimi është bërë në adresën e gabuar, ose i janë marrë paratë dhe produkti nuk u ka ardhur.

Advertisement