Birmani – Refuzohet lirimi i lideres opozitare San Suu Kyi

Me lideren e opozitës birmaneze nuk arriti të takohet as Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve Ban Ki Moon. Këtë e konfirmoi Ban të shtunën (4 korrik) pas një bisede të zhvilluar me drejtuesin e juntës, gjeneralin Than Shwe. “Jam shumë i zhgënjyer”, tha Ban Ki Moon para gazetarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u angazhua të premten për lirimin e opozitares Aung San Suu Kyi dhe të të gjithë të burgosurve të tjerë politik.