Në një deklaratë për mediat Partia Socialiste është shprehur se deklarata e Metës është një vijim i turpshëm i veprimeve të tij duke shtuar se ky është një tjetër pazar i tij me Berishën. Meta shiti 83 mijë vota të opozitës duke tradhëtuar 83 mijë shqiptarë theksohet në deklaratën e PS-së. Gjithashtu PS thekson se akuzat e Metës për blerje të votës së djathtë nga Rama nuk janë gjë tjetër veç pjesë e pafytyrësisë së tij duke u marrë vesh me Berishën.