Edhe gjatë 2020-ës ylli i Billie Eilish ka shkëlqyer si kurrë më parë. Mjafton të kujtojmë që në 12 muajt e fundit artistja ka marrë plot 54 trofe, përfshirë edhe 6 Guiness World Records, 5 Grammy Awards, 3 Billboard Music Awards dhe një Brit Awards. Billie është kështu artistja më e vlerësuar e 2020-ës. Kjo është një arritje akoma më e madhe po të mendosh që vitin e shkuar ajo nuk ka publikuar asnjë album, por veçse disa singëlla të pa publikuar më parë si “My Future” dhe “Therefore I Am”.
Shumë duartrokitje për të!