Justin Bieber “Anyone”. Një himn plot shpresë, për një vit më të ndritur dhe plot mundësira

Justin Bieber e nisi vitin 2021 me publikimin e videos për “Anyone,” këngë të cilën artisti e promovoi gjatë koncertit  të natës së ndërrimit të viteve.

Video mban regjinë e Colin Tilley dhe e shfaq Bieber teksa ndeshet në një ring si një boksier i vërtetë. Në klip merr pjesë edhe aktorja Zoey Deutch.

Advertisement

“Nuk mund të mendoja diçka më të mirë për ta mbyllur 2020-ën dhe nisur 2021-in se sa të festoja me fansat e mi në mbarë botën duke ndarë muzikë të re me ta. Muzika na ka ndihmuar shumë përgjatë vitit që lamë pas  dhe për mua personalisht ka qenë shëruese dhe transformuese. ANYONE është një këngë shumë speciale, një himn plot shpresë. për një vit më të ndritur dhe plot mundësira”,- ka shkruar Bieber.

Për më tepër ja tek e keni! Enjoy!