“Kjo ishte hera ime e parë në një sfilatë dhe më duhet t’a pranoj se isha shumë nervoz. Më pëlqeu shumë spektakli dhe veshjet. U argëtova shumë”,‐ ka thënë këngëtari i Tokio Hotel. Sfilata në fjalë u hap nga Bill i cili bëri hyrjen e tij duke dalë nga një kafaz ashensor. Konstruksioni metalik të sillte në mendje musical‐in “The Rocky Horror Picture Show”. Veshjet ishin një përzierje mes elementëve teatralë dhe veshjeve të hockey‐t. Pikërisht një armaturë hockey të zbutur nga pendë teatrorë, mbante të veshur Bill Kaulitz në versionin Dark Angel, me pantallona lëkurë të zeza me shtrat të lartë, ngjitur pas trupit.