Billboard Hot 100: “God’s Plan” e Drake në vend të parë për 5 javë rresht

Drake vazhdon me suksesin e këngës së tij, e cila kryeson në Billboard Hot 100.

Kënga e albumit “Scary Hours” është në vendin e parë për të pestën javë rresht në top listën e Billboard Hot 100.

Advertisement

Me 101.7 milionë dëgjime në YouTube në javën e fundit, “God’s Plan” është bërë kënga e dytë që ka thyer rekord me këtë shifër të dëgjimeve.

Kjo sigurisht lidhet dhe me klipin, fitimet e së cilit kaluan për bamirësi, duke e bërë Drake edhe më të dashur për publikun.