Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur i globit. Manjati i Microsoft është zbritur nga froni nga një tjetër manjat i teknologjisë. Jeff Bezos i Amazon nga kjo e enjte është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë, duke u bërë i pari person që arrin këtë shifër. Bezos zotëron thuajse një të pestën e aksioneve të Amazon, aksione që të enjten pësuan një rritje prej 1.6 përqind.

Vitet e fundit ai është përqendruar më shumë tek projekti “Blue Origin”, biznesi i raketave hapësinore dhe tek “Washington Post”, tek të cilat është pronar i vetëm. Rritja e Bezos dhe konfirmimi i Mark Zuckerberg, sipas ekspertëve vërteton edhe njëherë përparësitë e teknologjisë në bursa.

Advertisement