Big Brother, zanafilla në NASA

Ai që frymëzoi hollandezin John De Mol (sot pronari i Endemol) për krijimin e këtij formati tashmë shumë popullor në mbarë botën ka qenë pikërisht një projekt i NASA.  Këtë e ka zbuluar e përmuajshmja Airone, drejtuar nga Andrea Biavardi që ka kryer një studim mbi Big Brother. Fantazia e krijuesit te formatit super të suksesshëm Big Brother është ngacmuar në mënyrë të vecantë nga  eksperimenti “Biosfera 2”, krijuar gjatë përpjekjeve të programit amerikan për të dërguar njeriun në Mars. Pjesëmarrësit duhej të jetonin për një periudhë shumë të gjatë (520 ditë ishin të nevojshme për udhëtimin) në një strukturë të madhe, vendosur në shkretëtirën e Arizonës, të monitoruar 24 orë në 24.  Projekti i NASA dështoi për shkak të zënkave dhe pamundësisë për të krijuar brenda këtij ambienti një biosferë të vertëtë. Pikërisht nga kjo u morr  idea për Big Brother që u realizua për herë të parë në 16 shtator 1999 e që atëherë ka njohur vec sukses në të gjithë botën. 


 

Advertisement