Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim ‘Mirëmëngjesi’ ndjekësve të tij në Facebook duke e shoqëruar me një video mikpritëse për pjesëmarrësit ne Bienalen e Mesdheut, që do mbahet në Shqipëri.
Më herët ishte lajmëruar nga vetë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro se kryeqyteti shqiptar do të mirëpriste në muajin maj të këtij viti, edicionin e 18 të bienales së Mesdheut.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut – Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë #Shtëpi të saj Shqipërinë??. 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj. Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësi”, shkruan Rama.