Ata patën një grindje mes tyre dhe si pasojë nuk kanë folur me njëri-tjetrin për dy vite rresht për shkak të sjelljes së keqe të Justin Bieber.
Por, Bieber ka vendosur ta lërë pas të shkuarën dhe ka ftuar nënën e tij, Pattie Mallette, për të shijuar një darkë në një restorant në Los Anxhelos.
Duke vertetuar se marrëdhënia e tyre tashmë është rregulluar, dyshja është fotografuar teksa ka dalë nga restoranti, ku dallohej qartë buzëqeshja në fytyrat e tyre.
Bieber ka përdorur rrjetet sociale për të publikuar një fotografi ku shihej nëna e tij teksa i dhuronte një puthje në kokë. “Dashuri, dashuri, dashuri”, ka shkruar bashkangjitur postimit të bërë, këngëtari i hitit “What do you mean?”