Vetëm pak orë më parë, mediat e huaja kanë raportuar një ngjarje aspak të zakontë që ka ndodhur në Manhattan.

Në tarracën e ndërtesës së “Trump Tower” (Kulla e Trump) është parë një tym i madh që i ka bërë të alarmohen të gjithë dhe zjarrëfikëset të shkojnë menjëherë në vendngjarje.

Advertisement

Bëhet fjalë për një zjarrvënie në katin e fundit të ndërtesës dhe mediat fillimisht po dyshojnë për një akt terrorist, edhe pse ende nuk ka diçka konkrete. Asnjë prej familjarëve të Donald Trump nuk ndodhet aktualisht në ndërtesë, por aty ka sipërmarrës dhe zyra të ndryshme biznesi çka ka ndezur edhe më shumë panik tek efektivët e policisë. Deri më tani tre persona janë plagosur rëndë.

Ishte djali i presidentit, Eric Trump, i cili përmes një postimi në Twitter zbuloi shkakun e vërtetë të zjarrit.

“Kishte një problem elektrik në një nga kullat ftohëse në çatinë e Trump Tower. Zjarrëfikëset e Nju Yorkut kanë mbërritur në vetëm pak minuta dhe bënë një punë të paimagjinueshme”, ka shkruar ai.