Beyoncé, Rihanna dhe Taylor Swift në listën e 100 grave më të fuqishme në botë sipas Forbes!

Të martën (6 dhjetor), botimi i Forbes zbuloi listën e 100 grave më të fuqishme në botë dhe të tre yjet e pop-it ishin në këtë listë.

Nga tre këngëtaret, Rihanna u rendit më lartë në vendin e 73-të, me Forbes që përmend statusin e saj miliardere dhe bizneset e saj Fenty Beauty dhe Savage x Fenty, janë si arritjet e saj kryesore. Sipas botimit, pasuria e saj neto aktualisht është 1.4 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 2031-të më të pasur në botë.

Advertisement

Taylor Swift, u rendit në vendin e 79-të. Suksesi i Midnights dhe albumet e saj të riregjistruara Red (Taylor’s Version) dhe Fearless (Taylor’s Version) kishin rol kresor në fitimet e saj. Pasuria e saj neto në vitin 2022 ishte 570 milionë dollarë, sipas Forbes.

Pas saj në vendin e 80-t është Queen Bey, pasuria neto e së cilës llogaritet rreth 450 milionë dollarë. Turnetë e saj, Jay-Z i cili fitoi afërsisht 5 milionë dollarë në natë dhe një total prej më shumë se 250 milionë dollarë në “On The Run II”, si dhe performanca e saj në Coachella në 2018-ën janë fitimet më të mëdha.