Beyonce i ka dhënë fund pritjes së fansave të saj duke publikuar albumin më të ri, “Lemonade”.
Këngëtarja 34-vjecare e ka publikuar albumin menjëherë pas transmetimit të filmit të saj me të njëjtin titull.
“Lemonade” përmban 12 këngë, përfshi “Hold up”, “Sorry” dhe “Sandcastles”, si dhe ka bashkëpunime me The Weeknd, Kendrick Lamar, James Blake dhe Jack White.
Kënga e parë që është publikuar për këtë album është “Formation”.
Ndërsa më herët në kanalin HBO u transmetua një film një orësh po me të njëjtin titull, “Lemonade”.