Kënga, pjesë e albumit të katërt të artistes është shkruar nga Knowles, Terius Nash, Shea Taylor dhe prodhuar nga Knowles e Taylor. Beyoncè është frymëzuar shumë nga gjendja në të cilën ish futur kur luajti rolin e Etta James. Një rikthim në muzikën e viteve `80, këngë R&B me ritme të ngjashme me ato të Stevie Wonder, Luther Vandross, Anita Baker, Whitney Houston, Diana Ross dhe The Jackson 5. Artistja ka futur edhe një kalim në notat e saj më të larta ku dëshmohet më së miri shtrirja e saj e jashtëzakonshme vokale në fundin e këngës. Kujtojmë se gjatë performancës së LOVE ON TOP në MTV Video Music Awards 2011, Beyoncè lajmëroi për shtatzaninë e saj të parë.