Një kompani inxhinierike që ka punuar për të famshmit Beyonce dhe Jay Z në vilën e tyre në Bel-Air, po e padit firmën që i ka kontraktuar ata.

Kompania e quajtur Qwest Engeneering ka përgatitur dokumentet e padisë karshi një firme të madhe siç është Dean McKillen dhe Cuesta Estate, pasi nuk ka marrë pagesën prej 200,000 dollarësh për punimet e kryera në vilën e çiftit të famshëm.

Advertisement

TMZ shkruan se Beyonce e Jay Z e kishin blerë vilën për 88 milionë dollarë. Në këtë projekt Qwest thotë se ka punuar për gjashtë javë në 2000 metra katrorë hapësirë, ndërsa nuk është paguar tërësisht për punët e bëra dhe tani kërkon dëmshpërblim nga kompanitë kontraktuese për 1.8 milionë dollarë.