Beyoncè dhe Jay me pushime

Me bikini bombastik dhe një shall të lidhur pas trupit intrigues. Beyoncè ka zbritur nga jahti i saj në Portofino, shoqëruar nga bashkëshorti Jay-Z dhe ka ofruar menjëherë spektakël. Këngëtarja me një look prej pushueseje: me një shall të gjatë që i mbulon vithet por që i nxirrte në pah pikturën me pupla të arta në kofshë,  me kapele, bikini me lule dhe trupin e pikturuar në krahë dhe këmbë i ka kënaqur të gjithë kalimtarët që ndodheshin rrotull me pamjen e saj. Çifti për të cilin nuk kanë munguar thashethemet për një krizë po shijon disa ditë pushimesh së bashku dhe është fotografuar nga paparacët dhe kuriozët.

Advertisement