Tiranë | Nishani takim me Lulzim Bashën për BSH

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të zhvillimeve në Bankën e Shqipërisë.

Takimi ka zgjatur për rreth 60 minuta, ndërsa kreu i PD Lulzim Basha, është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Përmes një komunikate për mediat nga ana e Partisë Demokratike, bëhet e ditur se Basha vlerëson rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend. Mësohet se gjatë këtij takimi Basha ka theksuar qëndrimin se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve. Pas kreut të PD, në ambientet e Presidencës ka mbërritur edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Advertisement