Si gjithmonë Beyonce tregoi mbrëmjen e djeshme që ia vlejti pritja e fansave për pjesëmarrjen e saj në Coachella apo siç është quajtur ndryshe Beychella, ku diva është këtë vit ylli i festivalit muzikor.

Vitin e kaluar nuk mori pjesë në festivalin muzikor të Coachella pasi ishte shtatzënë me binjakë, por këtë vit këngëtarja dha një shfaqje të mrekullueshme, së bashku me Michelle Williams dhe Kelly Rowland, duke kthyer edhe një herë në skenë grupin e famshëm Destiny’s Child.

Advertisement

Treshja këndoi hitet më të njohura të ish-grupit, si “Independent Women” dhe “Say My Name”, duke treguar një energji të jashtëzakonshme, njësoj si në kohët e arta.

Më pas, 36-vjeçarja Beyonce këndoi edhe me motrën e saj Solange dhe bashkëshortin Jay-Z.