Beyoncè bëhet nënë

Vogëlushja ka lindur me operacion në Lenox Hill Hospital të New York-ut dhe çdo gjë ka shkuar më së miri. Yjet e parë që e kanë uruar super çiftin kanë qenë Rihanna dhe Russell Simmons nëpërmjet Twitter-it. Edhe Lady Gaga në një intervistë e ka uruar mikeshën Beyoncè: “Do të jetë një nënë e shkëlqyer. Është gruaja më e ëmbël që kam takuar në botën e biznesit muzikor”. Sigurisht që edhe ne jemi shumë të lumtur për këtë vogëlushe, që me siguri i ka dhuruar një lumturi të pamatë prindërve të saj. E dimë që Beyoncè dhe Jay-Z nuk do n’a lexojnë, por ne i urojmë gjithsesi për këtë ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e tyre.

Advertisement