Bes Kallaku dhe Erion Isai kanë sjellë edhe një herë në vëmendje, skenën e famshme ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, goditi me çizme kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

Ata kanë publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet Bes Kallaku në rolin e një shitësi këpucësh në trotuar dhe papritur afrohet Erioni, i cili e pyet për çmimet. Besi ia shpjegon çmimet dhe Erioni e pyet “Vetëm kaq keni?’’. Në këtë moment, Besi fillon të bërtasë “Edi Rama” disa herë dhe një palë këpucë i fluturojnë mbi kokë.
“O vëlla a ke magazinën në kat të dytë”,- i thotë Erioni, ndërsa Besi ia kthen: Jo e ka shtëpinë Monika Kryemadhi.

Advertisement

We are back. Hahahaha. @erion_isai @eduart_grishaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on