Besi dhe Erioni kthehen në ekran, por në një tjetër televizion

Friday, December 5, 2025

Bes Kallaku dhe Erion Isai ishin një nga dyshet më të pëlqyera në Portokalli, ku batutat e tyre u përvetësuan dhe nga publiku, pa dallim moshe.

Por, që nga shkëputja e tyre nga programi humoristik, dyshja i mungon shumë ekranit. Megjithatë Besi dhe kolegu i tij Erion Isai pritet të kthehen shumë shpejt në ekran me një emision të tyrin. Sipas burimeve të Gazetës Express mendohet se dyshja e aktorëve do të realizojnë një emision në televizionin Klan Plus.

Në fakt pritej një rikthimit i Kallakut në ekran ndonëse është aluduar për televizione të ndryshme duket se do të jetë në Klan Plus qëndrimi i tij. Aktualisht ai dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, e cila do të jetë vajzë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -