Bes Kallaku na prek zemrat me urimin që i bën Ijes për ditëlindje (Foto)

Tashmë të gjithë e njohin lidhjen e ngushtë që ka aktori i humorit, Bes Kallaku dhe gjyshen e tij, e njohur si Ija.

Madje ai arriti ta bënte dhe të famshme, duke e nxjerrë nëpër intervista dhe së fundmi duke i hapur dhe llogari në Instagram, ku Ija numëron mbi 37 mijë ndjekës. Sot gjyshja e Besit ka ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i tij me fjalë të zgjedhura dhe emocionues.

Advertisement

“Ija ime, nuk ta uroj dot ditlindjen duke te thene “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do te te them 1000 falenderime qe mke rrit, 1000 falenderime qe gatuan buken me te shijshme ne bote, 1000 falenderime qe per cdo bekim qe mke dhene, per cdo rrenje domateje qe kemi mbjell bashk, per djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambaket e kurorat me lule dele mbi koke. Edhe ne paste njeri qe mka mesuar te jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime qe jeten e sheh vetem me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove te gjitheve qe “robi plaket kur don vet”. Zemra jote eshte tempull dashurie per femijet dhe te gjith niperit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Te duam shum. Edhe lavdi Zotit qe do jetosh diten te shohesh femijen tim, e ta vesh ne gjume “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur”,- shkruan Besi krah fotos që ka postuar me Ijen në Instagram.