Berisha: Komisioni i mandateve të verifikojë 500 mijë euro dhënë nga Ndocaj në fushate elektorale

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se komisioni i mandateve duhet të verifikojë 500 mije euro dhenë nga sipërmarrësi italian i Partisë Socialiste, si dhe akuzoi qeverinë si të përfshirë në afera korruptive.

Berisha u shpreh se “Kryeministri Rama ka udhëtuar 65 herë jashtë shtetit dhe 25 herë të tjera nuk janë regjistruar nga sistemi Time dhe të gjitha qëndrimet kanë qenë nga tre ditë e sipër. Të dhënat tregojnë se vetëm për vete ka kontraktuar tetë Jaguare për t’u eglendisur për foto”.

Advertisement

Këtu u betua Eduart Ndocaj, por i kërkojme komisionit të mandateve të bëje trasparencën e 500 mijë eurove dhënë për Partinë Socialiste. Por, është për t’u sqaruar se si një sipërmarres në italian si Eduart Ndocaj i jep PS-së 500 mijë euro dhe ende nuk dihet ku kanë shkuar ato”, tha Berisha.

Berisha theksoi ne vazhdim se 950 milione euro i mungojnë shtetit vetëm nga kontrabanda e cigareve. Para një viti u vendos që të ngrihet impianti i plehrave në Elbasan dhe 300 mijë euro i jepen kompanisë napolitane. Një thetër aferë, sipas Berishës, ishte ajo e përfshirjes së kryeministrit me median, duke u shprehur se “Top Channel është në pikiadë dhe kjo ka lidhje me krueministrin, i cili dikton cdo lajm dhe gjithcka, nderkohe qe ky kanal lider në lajmë është rrudhur dhe ju ftoj te shikoni e ta verifikoni”.

Berisha foli edhe për shëbimet e shëndetësisë, duke theksuar se gjendja është e rënduar, sepse bëhet garë për vjedhje, sepse kompania e ministrit lumturohet me 12 milione euro. “Ky është biznesi që lumturohet, por biznesi tjetër vuan sepse asnjë qindarkë nuk është shtuar te sigurimet, papunësia rritet me shpejtësi të madhe dhe shifrat flasin për 70% të papunë dhe nuk ka asnjë investim të huaj dhe të gjitha kontraktimet janë bërë në 2013. Kanë ikur nga Shqipëria 3 miliarde dollarë sepse janë larguar invesitorët”. Une denoncoj këtë situatë si të pashpresë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve të analizojnë situatën ku ndodhemi. I kerkoj BE-së të hetoje shkaqet e kesaj gjendje”, tha Berisha.