“Dua të zotohem sot para jush, para fermerëve të Lapardhasë se në katër vitet që vijnë, qeveria jonë do të barazojë pensionet tuaja me ato të qytetit, në 4 vitet që vijnë qeveria jonë do të financoje çdo projekt tuajin për rritjen prodhimit. Në 4 vitet që vijnë në Lapardha dhe në të gjithë Shqipërinë do të financojmë pa asnjë kufizim çdo rrënjë ulliri që ju do të mbillni në tokën tuaj. Në 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë dhe rindërtojmë rrjetin më të fuqishëm të vaditjes për tokat tuaja dhe të mbarë Shqipërisë” ka deklaruar kryeministri Berisha. “Në të vërtetë më shumë se për një projekt modern është votë për veten tuaj, për mirëqënien tuaj, është votë për të ardhmen tuaj, për punësimin tuaj. Unë ju ftoj ju, por edhe të gjithë zgjedhësit shqiptarë ti bëjmë këto zgjedhje, më të mirat e të gjitha zgjedhjeve” tha më tej Berisha.