Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse situata e gripit në vend përkeqësohet këto ditë, hapja e shkollave mund të shtyhet akoma më shumë.

Beqaj theksoi se kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme, pasi me te tilla epidemi vendi është përballur edhe vite me parë.

Advertisement

Kjo është hera e parë që shkollat mbyllen për shkak të një epidemie gripale. Mjekët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë në punë edhe të dielave, pasi situata është tejet e keqe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mije dozave te vaksinave, e cila do te aplikohet falas per popullatën.

Vetëm ne qendrat shëndetësore te Tiranës raportohen rreth 600 vizita ne dite, kryesisht fëmijë, ndërkohë që deri tani kanë humbur jetën 2 persona në vend nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi pasi ata kanë patur një sëmundje.

Rreth 19 mijë persona raportohen të prekur nga gripi në të gjithë vendin.