Bëni banjo dielli!

Sipas një studimi të kryer së fundmi dielli është burimi kryesor i vitaminave D, të cilat n’a mbrojnë nga çrregullimet e metabolizmit që shpesh çojnë në sëmundje zemre apo diabet. Studimi i realizuar nga Warwick Medical School u përqendrua tek njerëzit mbi 50 vjeç, të cilët kanë mangësi të vitaminës D për shkak të procesit të plakjes. Studiuesit zbuluan se sa më tepër kohë të shpënzojnë në diell njerëzit në moshë të thyer, aq më teper lëkura e tyre thith vitamina D. “Rekomandojmë që njerëzit e moshuar të kalojnë 5 deri ne 30 minuta në diell, të paktën 2 herë në javë që të kenë efektet e dëshiruara. Impakti i banjos së diellit është i njëjtë edhe nëse përdoren kremëra me faktor mbrojtës 8 apo më të ulët. Ky studim mund të shpëtojë miliona jetë, për sa kohë njërëzit hanë shëndetshëm, ushtrohen fizikisht dhe marrin diell”,- ka thënë Dr. Oscar Franco për Telegraph.

Advertisement