Bëmë mama të të ngjaj!

Kjo është një linjë veshjesh për vajza dhe djem të moshës 0-12 vjeç dhe është përshkruar si një kuintesencë e stilit Versace dhe një ndërthurje rock ‘n’ roll. Donatella Versace, Drejtoresha Kreative e shtëpisë së modës ka thënë për këtë imazh të ri: “ Ashtu sikurse e ëma, Kaia ka një dhunti shumë speciale. Aparati fotografik e do vërtetë shumë. Pasja e Cindy-t në skenën ku u xhiruan fotot më riktheu në kohë tek fotografitë e mrekullueshme Avedon që kemi realizuar së bashku. Ishte shumë speciale teksa shikoje Kaia-n që ndiqte gjurmët e së ëmës”. Cindy ishte shumë krenare për debutimin e së bijës si modele në këtë shërbim fotografik realizuar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott me drejtues artistic Giovanni Bianco. “Jam shumë e lumtur që Kaia u përzgjodh të ishte imazhi i fushatës së parë të Young Versace. Kam kujtime të çmuara me kohët që kam kaluar me Giann-in dhe Donatella-n. Shtëpia e modës Versace ka vertetë diçka shumë speciale. Të isha në shesh të fotografimit e të shihja vajzën time përpara aparatëve fotografikë ishte një eksperiencë fantastike. Jam shumë krenare për të”,- ka thënë mami Cyndi Crawford.


Advertisement