Bëmë mama të të ngjaj!

Ylli i popit në fakt ka vendosur që vajza e saj të jetë trashëgimtarija e saj në të gjithë drejtimet. Kështu ajo ka regjistruar këngën IT'S SO COOL, e cila do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm ose mund të bëhet dhe kolona zanore e filmit “W.E” në të cilin zonja Louise Veronica Ciccone është regjizore. Në fakt një version akustik i këngës është regjistruar tetë vite më parë, në vitin 2003 dhe është mbajtur në sirtar. Duhet përmendur gjithashtu se kënga është përdorur në përmbledhjen e 2009-ës “Celebration”. Tani është koha për 15 vjeçaren Lourdes, që pas karrierës si stiliste të përballet me një karrierë të gjatë si këngëtare. Një burim i afërt i Madonnës ka thënë me siguri: “Ajo shpreson se një ditë Lourdes do të marrë vendin e saj dhe të bëhet një nga artistet femra më të mëdha në botë. Madonna është një shembull i përsosur për vajzën e saj dhe është e gatshme për t’a ndihmuar atë në hapat e parë të punës”. Sa mirë të kesh një nënë si Madonna…

Advertisement