Motrat Hadid janë padyshim ndër modelet më të bukura në fushën e modelingut ndërkombëtar.

Por, jo çdo dalje e tyre në publik është aq e bukur sa duket. Bella Hadid ka treguar se ka pasur momente kur është ndjerë e dobët në daljet në tapetin e kuq.
Ajo ishte e ftuar në emisionin e nënës së saj, “Yolanda’s neë Lifetime”, ku ka thënë se intervistat dhe parakalimi në tapetin e kuq e kanë bërë shpesh herë të qajë.
Modelja ka treguar se është shumë më ndryshe nga motra e saj, Gigi Hadid, e cila ka një tip shumë “moskokëçarës”.

Advertisement

“Unë kam qenë gjithmonë e rezervuar, unë më parë filloja direkt të qaja dhe të dridhesha e gjitha nëse do më duhej të jepja intervista në tapetin e kuq, sepse është diçka shumë shkatërruese për nervat dhe e frikshme në të njëjtën kohë.”,- ka treguar Bella Hadid.

Megjithatë modelja ka filluar ta kalojë pak nga pak këtë problem që njihet edhe në psikologji si ankthi social i daljeve në publik.