Kaq papritur, Bella dhe Abel duken se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë mes tyre.

Kjo pasi fillimisht The Weeknd është parë dhe fotografuar të largohet nga apartamenti i saj para një muaji. Disa burime madje thonë se të dy janë ende të dashuruar pas njëri-tjetrit, por Bella është disi më e rezervuar.

Advertisement

“Ajo nuk e ka harruar ende dhe kërkon që të jenë pranë edhe pse axhendat e tyre janë plot dhe e dinë mirë se nuk është e thjeshtë që kjo lidhje të funksionojë”, është shprehur një burim.

Megjithatë ka ende shpresë. Kjo pasi, siç raporton Us Weekly, supermodelja dhe këngëtari janë duke folur dhe shkëmbyer mesazhe vazhdimisht. Ndoshta viti i ri do i gjejë sërish si çift? Le të shpresojmë!