Rrjetet sociale janë kthyer në mani për të gjithë, por rëndësi më të veçantë nga minuti në minutë i kushtojnë personazhet publik.
Belen Rodriguez dhe Laura Pausini janë shpallur si yjet e rrjeteve sociale, pasi kanë pafundësisht ndjekës.
Bukuroshja e televizionit dhe e reality show-t, Rodriguez ka rreth 2 milionë e gjysmë ndjekës në llogarinë Instagram. Lidhur me këtë ajo ka falenderuar të gjithë miqtë e saj, duke shkruar: “Termometri duket mirë, do të hap dhe Twitter”.
Nga ana tjetër këngëtarja e njohur italiane, Laura Pausini mban rekord në Facebook. Ajo është quajtur si mbretëresha e Facebook, pasi ka më shumë se 5.7 milionë fansa.