Bëhuni gati për super bashkëpunimin: Vesa Luma dhe Njomza na surprizuan të gjithëve!

Njomza, vajza me origjinë shqiptarë që është një yll në ngjitje në skenën ndërkombëtare, po ecën siç duhet në shkallët e kolegeve të saj si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Rita Ora. Me publikun shqiptar ajo pati një super eksperiencë në “Sunny Hill Festival” në gusht ndërkohë që tashmë do ta ndjejmë edhe më pranë.

Vetëm pak minuta më parë, Vesa Luma ka treguar në Instagram se është gati bashkëpunimi i saj dhe i Njomzës.

Advertisement

Sigurisht projekti i vajzave do të jetë një mundësi e mirë për të dyja për tu njohur edhe më tepër në botë ndërkohë që sigurisht ne na vjen shumë mirë për këtë sukses të radhës çka i bën artistet shqiptare edhe më bashkëpunuese me njëra tjetrën, një shembull i mirë që mund të ndiqet edhe nga të tjerat.

Siç themi shpesh ne shqiptarët në këto raste, vërtetë lajme të tilla na i bëjnë zemrën mal! Suksese Vesa dhe Njomza…

/News31.al/