Tirana do ta hapë muajin qershor me koncerte dhe i pari që do ta nisë është Ermal Meta.
Këngëtari është përfolur tepër kohët e fundit, për shkak të fitores së Sanremos dhe më pas pjesëmarrjes në Eurovizion.
“Tirana po vij. Nesër koncert në sheshin Skënderbe” -ka shkruar Ermali, duke na treguar se është nisur për në Shqipëri dhe është gati për të ndezur atmosferën të premten në kryeqytet.