Të mërkurën në mbremje Real Madridi është mundur për herë të dytë radhazi 2-1 përballë Celta Vigo, në Santiago Bernabeu në ndeshjen çerekfinale vajtje për Kupën e Mbretit. Të dielën, Reali është mundur në Liga 2-1 në Sevilje pas serisë së rekordit prej 40 ndeshjesh pa u mundur. “Janë dy humbje radhazi, që tregojnë se ky nuk është momenti më i mirë për ne, por do të përpiqemi shumë që të gjejmë zgjidhjen e duhur”,- është shprehur trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.