Ai u bë i njohur për publikun shqiptar në emisionin humoristik “Portokalli” me rolet e tij që ngelën në kujtesën e shqiptarëve.

E kemi fjalën për aktorin Julian Deda i cili ka folur së fundi në një intervistë për Urbanus Blog, duke u shprehur rreth raporteve të tij me Portokallinë. Juli deklaron se nuk është larguar nga “Portokallia” por e kanë hequr pasi kishte një mosmarrëveshje me regjisorin Altin Basha për një rol, ku sipas tij kaloi në inat personal.

Advertisement

“Kjo na doli për mirë pasi u përfshimë në spektakël që ishte dhe mbetet risi për tregun”,- thotë ai.

Ky lloj formati nuk ka konkurrent, “Al Pazar” dhe “Portokalli” janë formate të ngjashme për shkak të strukturës së njëjtë. Ndërsa “Apartamenti 2XL” është format unik në tregun e televizioneve shqiptare”, deklaroi Juli.