Bebe Rexha në një lidhje dashurie? Kush është mashkulli misterioz në krahët e këngëtares

Bebe Rexha është fotografuar në krahët e një mashkulli misterioz në rrugët e Los Angeles.

Advertisement

Këngëtarja shqiptare shihet duke flirtuar me mashkullin në krahë dhe e shikon me shumë dashuri.

Daily Mail, raporton se ky mund të jetë i dashuri i ri i këngëtares ndërsa është identifikuar si kinematografi dhe producenti Keyan Safyari.

Të dy mbajnë maska dhe doreza për tu mbrojtur nga infektimi me koronavirus.

Bebe nuk ka lënë të nënkuptohet se është në një lidhje dashurie në rrjetet e saj sociale dhe s’ka bërë asnjë postim me producentin.

Por zakonisht 30-vjeçarja i ka mbajtur private lidhjet e dashurisë.

Është e vështirë. Fakti që jam kaq e hapur i tremb djemtë. Në përgjithësi ata duan që vajzat të jenë të rezervuara dhe të ëmbla. Por kjo nuk jam unë. Jam pa filtra dhe gjithmonë do them atë që dua. Nuk kam kohë për budallallëqe,”- tha këngëtarja në maj 2019 në një intervistë për Health. “Dua të jem në një lidhje por ndjej sikur nuk mundem pasi kam punuar shumë dhe nuk dua që vëmendja ime të shkëputet nga karriera ime.”

Gjithashtu ajo u shpreh se mund të dashurohet me këdo.

“Thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe më do. Nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë,”– tha Bebe Rexha.

Burimi: Top Channel