Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është duke përjetuar një moment shumë të mirë në karrierën e saj muzikore.
Megjithatë shpesh ajo është sulmuar nga ndjekësit e saj në rrjete sociale sa i përket formave trupore. Gjithashtu Bebe është zhgënjyer edhe nga shumë stilistë të njohur pasi nuk kanë dashur të punojnë me të në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy dhe arsyeja sipas tyre ka qenë pesha e saj.
Ndonëse në intervista të ndryshme është shprehur se e ka vuajtur këtë fakt, tashmë Bebe e ka shndërruar këtë mërzi në forcë për të lobuar edhe për vajzat e tjera që janë ndjerë si ajo.
Këngëtarja është duke përdorur famën e saj për të dhënë mesazhe të rëndësishme mbi dashurinë që vajzë apo grua duhet të ketë për trupin e saj.
Këtë herë Bebe publikoi një foto në rrjete sociale ku shfaqet me bikini dhe pa fotoshop duke dhënë mesazhin e fortë:
“Ndoshta duhet t’i bëja ‘fotoshop’ barkut që të dukej i sheshtë. Këmbët e mia që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet të bëja veten më të gjatë dhe të rregulloja këmbët, por nuk e bëra. Shoqëria të bën të ndryshosh. Ja si duket një grua pa ‘fotoshop’ në Instagram”, -ka shkruar Bebe.
Shumë nga personazhet e njohur, por edhe ndjekësit e tjerë e kanë përkrahur këngëtaren shqiptare në këtë mesazh.
/Opinion.al/