Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit e cila është arrestuar bashkë me të birin Havier Dobi për vjedhjen e shumave të konsiderueshme nga banesa e zyrtarëve të lartë në të cilat punonte si pastruese, ka treguar gjendjen e rënduar psikologjike të të birit kur e ka vizituar në paraburgim.
Ai thotë se djalin e gjeti me kokën në dysheme, dhe se ishte mërzitur shumë që nëna e tij nuk kishte pranuar fajin e vetme, dhe nuk e kishte nxjerrë këtë të fundit nga burgu.
“I kërkoj shtetit dhe i lutem qeverisë dhe Ramës që djalin të a lirojnë me kusht, se atë djalë kam, s’kam njeri.
“Djali kishte ra në çimento, koka në çimento, se i vjen inat që pse nona e vet nuk e mori përsipër, asgjë s’më tha. Paratë i kishte fshehur gruaja, djali s’ka dit asgjë. Kemi dalë ne dhe ajo e shfrytëzoi. Dua vetëm të më lirojnë djalin me kusht”, rrëfen ai.
Ndërkohë me tej thotë se më të shoqen nuk ka pasur asnjë komunikim që pas momentit të arrestimit, ndërsa këtë të fundi e bën fajtore për të gjithë këtë situatë në të cilin ka futur të birin.
“Me bashkëshorten nuk fola, iku. Si flet djalit të vet! Gruaja… po ca kujdesej ajo për djalin, po të donte e kishte nxjerr djalin jashtë, do dënohej 5 o 7 vjet. Djalit po mos i jepte pare, si do i blinte makinat”, deklaron ai.