Bashkëpunimi i rradhës i Gent Fatalit është me këtë këngëtare nga Kosova

Gent Fatali ka arritur të bëjë për vete shumë fansa, sidomos ato të gjinisë femërore, për shkak dhe të paraqitjes së tij.

Kënga e tij e fundit është “eX”, ndërsa bashkëpunimi me Samanta Karavellën, “Na e dina”, ishte hit i madh në vitin e kaluar dhe numëron rreth 20 milionë shikime në YouTube.

Advertisement

I pyetur në intervistën e fundit të Prive, Genti zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me një këngëtare shqiptare. Zgjedhja e tij është Dhurata Dora, e cila po ashtu është mjaft e pëlqyer nga publiku.