Bashkëpunimet që fansat mezi po presin të publikohen

Ka qenë një nisje shumë e mbarë e sezonit veror, nga ana muzikore e kemi fjalën, me bashkëpunime që janë kthyer në hite që në ditët e para të publikimit. Mund të përmendim këtu këngën e Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës, bashkimin e forcave të Capital T dhe Ledrit apo këngën e rradhës të dashurisë nga Venera dhe Lindi. Megjithatë duket se më e mira është përpara, pasi pritet që të dalin mjaft bashkëpunime të tjera dhe duke parë emrat në letër, le të themi që mezi po i presim.

Një dyshe tjetër që ka paralajmëruar bashkëpunim është Kida dhe Mozzik, të cilët rikthehen të punojnë së bashku që pas largimit nga “On Records”. Kënga e tyre pritet të publikohet në ditët e para të korrikut.

Advertisement

Ndërkohë më 1 korrik publikohet bashkëpunimi mes Ledri Vulës, besojeni ose jo Dafina Zeqirit dhe Lumi B. Që pritet me interes është më e pakta që mund të thuash për “Aman”.

Tre emra të tjerë që pritet të nxjerrin një këngë së shpejti janë Ylli Limani, Tuna dhe Soni Malaj. Ndërkohë që dy të parët kanë bashkëpunuar më parë dhe kanë funksionuar shumë mirë, na mbetet të shohim si do të përfshihet Soni me ta.

Fifi dhe Young Zerka janë dy artistët që po ashtu që kanë paralajmëruar me postimet në Instagram një bashkëpunim.

Capital T ka bërë me dije se në albumin e tij “Skulpture” do të ketë disa bashkëpunime, mes tyre edhe me2po2.

Nuk mund të lemë pa përfshirë projektet e reja të Majk. Një besohet që do të jetë bashkëunimi me Ledrin, gjë që e ka paralajmëruar ky i fundit në një intervistë të tij. Ndërkohë është e sigurtë që Majk do të ketë një bashkëpunim me Ghetto Geasy, tashmë një tradite e sezonit veror.

Pra si përfundim, do të jetë një verë shumë e nxehtë!

Burimi: News31.al