Filmi që do të dalë nëpër sallat e kinemave amerikanë më datën 6 gusht, është pjesa e tretë e filmit më të famshëm me kërcime, këto vitet e fundit. Shumë shpejt do të dalë në treg dhe disku me kolonën zanore të këtij filmi ku do të ketë edhe singëllin e parë me titull CLUB CAN’T HANDLE ME. Kënga ka nota dance dhe është realizuar nga reperi Flo Rida në bashkëpunim me Dj dhe superproducentin David Guetta. Është regjistruar edhe një video që përmban imazhe nga STEP UP 3D, realizuar nga Jon Chu me protagonistë Adam G. Sevani, Harry Shum Jr. Sharni Vinson, Stephen Boss dhe Rick Malambri.