Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me mësues në ditën e festës së 7 Marsit, akuzoi qeverinë për mungesë investimesh në arsim, gjë që, tha ai, ka ulur cilësinë në këtë sektor.
“Sot nuk ka asnjë shkollë të re, ndërsa ato të rikonstruktuara numërohen me gishtat e dorës. Shkollat ekzistuese nuk kanë laboratore dhe orendi, mungojnë investimet dhe programet e shpallura me pompozitet, si ai i tabletave, që kanë mbetur premtime boshe të kryeministrit”, tha kryetari i PD-së.
Më tej, Basha tha se që të punësohesh sot në arsim duhe të anëtarësohesh më parë në radhët e Partisë Socialiste, gjë që e quajti ‘antireformë’ dhe jo standard.