Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit.
Basha ka ftuar të rinjtë që me 21 qershor t’i japin me votën e bashkuar, pa dallim të majtë e të djathtë ndaljen keqqeverisjes.
“A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve i Bashkimit Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën, pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes të së keqes”-theksoi z. Basha.
Kandidati për kryetar të bashkisë se Elbasanit, Ardian Turku theksoi se prioritet i punës së tij janë interesat e qytetarëve të Elbasanit dhe familjarët e tij. Në programin e tij z. Turku bëri të ditur se ka prioritet uljen e menjëhershme me 30% të taksave dhe reduktimin e informalitetit.