Basha: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për akuzat e ngritura nga deputeti Doshi

Foto Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkoi Prokurorisë të hënën ne mbremje të nisë hetimet për akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

“Partia Demokratike është e vendosur të mos e pranojë këtë Shqipëri që vuan nga krimi”, deklaroi Basha, duke shtuar se jemi të tronditur nga cfare shohim dhe dëgjojmë.
Kreu i PD-së përshëndeti deklaratat e bëra nga dy përfaqësitë e huaja në Tiranë, Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian, qe mbeshtesin qeverine dhe Kuvendin ne luften kunder krimit dhe korrupsionit.
Deputeti Tom Doshi deklaroi të hënën në mesditë se është i kërcënuar nga kryetari i Kuvendit dhe se dispononte një video ku e faktonte një akuzë të tillë. Ndërsa në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u vendos përjashtimi i tij nga ky grup.

Advertisement