Basha: Përpjekjet e dëshpëruara për presion ndaj opozitës shtojnë bashkimin tonë për fitore‏

Friday, December 5, 2025

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me banorë të Petrelës dhe Vorës.
Mungesa e mbështetjes dhe subvencioneve për bujqësinë, rritja e çmimit të energjisë  dhe fuqisë blerëse kanë qenë shqetësimet që banorët e Petrelës i kanë shprehur kryetarit të opozitës.
Zoti Basha theksoi në fjalën e tij se dyshja Rama-Meta, jo vetëm nuk mbajtën premtimet e dhëna dy vite më parë, por votuan kundër dhe propozimeve të Partisë Demokratike për t’u ardhur në ndihmë fermerëve.
Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka kërkuar qytetarëve që ditën e votimit të kujtojnë premtimet e pambajtura të Edi Ramës dhe Ilir Metës, mungesës së përpjekjeve për të bërë diçka për hallet dhe problemet e qytetarëve dhe të vlerësojnë ofertën e PD nëse ajo është e duhur për të futur në rrugën e zgjidhjes problemet me të cilat ndeshen qytetarët sot.
“Në 21 qershor, unë kërkoj që gjithsecili prej jush të mbajë mend tre gjëra. Nëse këta i mbajtën premtimet e para dy viteve apo jo? Nëse këta bënë diçka për t’i mbajtur premtimet apo jo? Dhe së treti, të vlerësoje nëse për ju, platforma  ime funksionon  dhe kjo është platforma e uljes së taksave,  kjo është platforma e uljes së çmimit të energjisë dhe e faljes së kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët, kjo është platforma e  rritjes së rrogave dhe pensioneve, kjo është platforma e subvencioneve  për bujqësinë, e uljes së çmimit të naftës. Në 21 qershor, me votën tuaj  ju do të mund të arrini atë që opozita nuk arriti dot në parlament, sepse këta kishin kartonat”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -