Basha: Nesër votojmë pr/ligjin për SPAK-un

Arkiv

Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha theksoi se nesër në seancë “do të votojmë projektligjin për SPAK-un”.
“Falë qëndresës sonë, ligji nesër është në përputhje me standardin që PD-ja ka kërkuar që prej ditës së parë. Saimir Tahiri dhe klanet e drogës, që sot kanë marrë goditje nga sekuestrimi i 20 tonëve drogë, Edi Rama, Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj nesër nuk do e kenë ditë të mirë. Struktura që votohet nesër do të jetë makthi i çdo qeveritari të lidhur me krimin. Ligji për SPAK-un do të mbrojë qytetarët shqiptarë. PD-ja do të ketë aleat të fuqishëm kundër korrupsionit me këtë strukturë”, tha Basha.
Në lidhje me ligjin e “Vetting”-ut, që PD-ja e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, tha: “Nuk biem dakord me paçavuret e mafias dhe korrupsionit. Ligji për “Vetting”-un është antikushtetues dhe ne presim që të çmontohen ato nene antikushtetuese dhe kemi bindjen se kjo do të ndodhë”.

Advertisement