Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha udhëtoi drejt fshatit Darëzezë në Fier për tu njohur nga afër me situatën e përmbytjeve.
Lideri i opozitës i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës. Basha kërkoi nga rrethi i Fierit të të trefishohen prania e autoriteteve, të ketë një plan të qartë të masave.
“Prioritet është jeta dhe pasuria e banorëve”, tha Basha.
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishin në komunën e Novoselës në Vlorë dhe në Levan të Fierit, ndërsa gjatë së martës udhëtoi drejt Urës Vajgurore. Në një mbledhje urgjente të qeverisë nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme por u tha se do të kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian për dëmshpërblimin e të prekurve nga përmbytjet. Në të kundërt qeveria do të jetë e detyruar të ndryshojë buxhetin e shtetit. – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/permbytjet-basha-ne-fier-qeveria-te-shpalle-gjendjen-e-emergjences-270536.html#sthash.dAK2p2tk.dpuf